image-86292789ad62d015011ec495740b44d987a842d12f9631f5e3154ca0ed5110c4-VTrepça’89 vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje në Raiffeisen Superligë. Mirëpo, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të, skuadra mitrovicase nuk ka arritur t’i gëzohet fitores së radhës në shtëpi, duke u detyruar të pajtohet me një pikë në duel me Lirinë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” u mbyll me shifrat 1:1. Të parët kaluan në epërsi mitrovicasit, me golin e shënuar nga Blerand Kurtishaj në minutën e 37-të, por një pikë prizrenasve nga ky udhëtim ua siguroi Visar Berisha, me golin e shënuar në minutën e 52-të. Edhe pas këtij barazimi Trepça’89 mbetet në pozitën e parë, me 18 pikë.
 
Raiffeisen Superliga    Java e 8-të

E enjte 01.10.2015
Trepça ’89  -Liria                1-1
Liga e 2-të grupi (B)    Java e 4-t
E enjte 01.10.2015
18 Korriku – T.Çanga       1-0
Superliga Juniorët –  Java e 6-të
E enjte 01.10.2015
Trepça-89 – R-Sadiku      0-2
Vellaznimi – Liria             0-3
Llapi – Vushtrria              1-3
Hjavalia – Drita                3-1
Prishtina – 2 Korriku         2-0