ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 02.10.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj KF “Vushtrria” motivi ( lëshimi në organizimin e ndeshjes sjellje e pa hijshme e shikuesve hudhja e gjësendeve në fushë në drejtim të ekipit mysafirë kur edhe është zbrazur tribuna në pjesën lindore ku kanë qenë të vendosur shikuesit vendas në ndeshjen KF “Vushtrria” – KF “Drenica” e zhvilluar në Vushtrri 30.09.2015) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Prishtina” motivi ( lëshimi në organizimin e ndeshjes, sjellje e pahijshme e shikuesve fyerje dhe sharje drejtuar organeve të FFK- së si dhe personave zyrtar të ndeshjes dhe gjuajte të gjë sendeve në fushë në drejtim të asistentit të dytë Jakup Musolli në ndeshjen KF “Prishtina” – KF “Drita”) sipas raportit të vëzhguesit dhe super vëzhguesit.
3.Ndaj Kryetrajnerit të KF “Prishtina” Ramiz Krasniqi me nr lic 125 ( motivi si nxitës i sulmit ndaj asistentit të parë Visar Kelmendi pas anulimit të golit në ndeshjen KF “Prishtina” KF “Drita” e zhvilluar në Prishtinë më 30.09.2015) sipas pamjeve Tv dhe raportit të vëzhguesit dhe supervëzhguesit
4.Ndaj KF” Drita” motivi ( sjellja e pahijshme e shikuesve mysafirë gjuajtje dhe fyerje drejtuar referëve në ndeshjen KF “Prishtina” – KF “Drita” e zhvilluar në Prishtinë më 30.09.2015 ) sipas raportit të vëzhguesit dhe supervëzhguesit.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.08 i dt.02.10.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti. dv