gjilani-feronikeli3Tashmë nuk ka skuadra të pamposhtura në edicionin e sivjetmë në Raiffeisen Superligë. Gjilani ka shënuar fitore si mysafir në Mitrovicë, duke e mposhtur Trepçën’89, me rezultat 1:0, për t’ia shkaktuar kësisoj humbjen e parë skuadrës mitrovicase. Golin e fitores për gjilanasit e shënoi Isa Eminhaziri, në minutën e 18-të. Dy minuta më herët gjilanasit dështuan të shënojnë nga penalltia, pasi gjuajtjen e Besnik Krasniqit e priti Arben Beqiri.

Ndërkohë, dy ndeshje janë mbyllur pa fitues. Prishtina para tifozëve të vet është detyruar të kënaqet me një pikë në duel me Drenicën (1:1). Prishtinasit kaluan të parët në epërsi, me golin e kapitenit Driton Krasniqi, në minutën e 85-të. Mirëpo, tre minuta më vonë Drilon Osmani i riktheu baraspeshat në rezultat, duke shënuar një eurogol nga gjuajtja e lirë në distancë prej 25 metrash. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Lirisë. Të parët në epërsi kaluan prizrenasit, me golin e Blendi Memajt, në minutën e 11-të, derisa shifrat i barazoi Alban Shillova, në minutën e 25-të. Ndërkaq, fitore si vendase realizoi Besa, e cila e mposhti Istogun, me shifrat 1:0, me golin e shënuar nga Kastriot Rexha, në minutën e 33-të.
Raiffeisen Superliga : Java e 10-te
E shtunë 17.10.2015
Vushtrria -Feronikeli                     1-3
Hajvalia – Llapi                            1-0
 
E diel 18.10.2015
 
Trepça’89-Gjilani                          0-1
Drita -Liria                                    1-1
Besa – Istogu                                1-0
Prishtina – Drenica                         1-1
 
Liga e 1-re :  Java e 9- të;
E shtunë: 17.10.2015;
Trepça – Ramiz Sadiku                          0-2
Flamurtari – Kosova (P)                  3-1
2 Korriku – KEK-u                           0-1
Rahoveci -Ballkani                         2-1
 
E diel: 18.10.2015    Ora 14.00
Ferizaj – Vllaznia (P)                      2-2
Dukagjini – Vëllaznimi                    1-0
Behari – Vitia                                 2-2
Luftëtari – Fushë Kosova                       1-3
 
Liga e Dytë – Grupi A, Java 6-të
E diel, 18.10.2015, në orën 14:00
Iliria – Rilindja e Kosovës                0-1
Leshani – Minatori                           6-0
Besa – Lugu i Baranit                      3-3
Opoja – Ratkoci                              1-1
Deçani e Dushkaja pushojnë
 
Liga e Dytë – Grupi B, Java e 6-të
E shtunë, 17.10.2015, në orën 14:00
Kamenica – Galaksia                (nuk u zhvillua)
 
E diel, 18.10.2015, në orën 14:00
Bashkimi (K) – Ulpiana                   2-2
Kaolini – Besëlidhja                        2-1
Rinia – Lepenci                              0-1
18 Korriku – Kastrioti                      5-0
 
E hënë, 19.10.2015, në orën 14:00
Bashkimi (Gj) – Vjosa
Kika e Tefik Çanga pushojnë
 
 
Superliga – Juniorët, Java e 8-të
E shtunë, në orën 11:00
Vëllaznimi – Drita                         1-0
Rilindja – Flamurtari                      5-1
 
E diel, 18.10.2015, në orën 11:00
Hajvalia – Vushtrria                       1-2
Feronikeli – Drenica                       3-2
Ramiz Sadiku – 2 Korriku               2-3
 
E hënë, 19.10.2015, në orën 11:00
Prishtina – Besa
Istogu – Llapi
Trepça’89 – Liria
 
Liga e Parë – Juniorët, Java e 4-t
E shtunë, 19.10.2015, në orën 11:00
Ferizaj – Ballkani                            1-1
Gjakova – Ereniku                           4-1
 
E diel, 19.10.2015, në orën 11:00
Trepça – Fushë Kosova             (nu u zhvillua)
KEK-u – Gjilani                             3-1
 
Liga e Femrave, Java e 5-të
E shtunë, 19.10.2015, në orën 14:00
Ulpiana – Kosova (P)                       1-7
13 Qershori – Dukagjini                    4-1
 
E diel 19.10.2015
Hajvalia – Mitrovica                         1-2
Llapi pushon
 
E mërkurë 21.10.2015
Intelektualet – Vizioni