feronikeli-liriaSkuadra e Feronikelit ka realizuar fitoren e 9-të në këtë edicion të Raiffeisen Superligës. Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të, Feronikeli e ka mposhtur Lirinë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 3:0, duke e përforcuar pozitën e parë në renditje. Ndonëse rezultati i kësaj fitoreje ishte bindës, Feronikeli nuk ishte aq dominues në ndeshje, pasi edhe Liria pati një paraqitje të mirë dhe pati mundësitë e saj për të shënuar. Golat për Feronikelin i shënuan Mentor Zhdrella, në minutën e 43-të nga gjuajtja e lirë, Mendurim Hoti, në minutën e 82-të me një gjuajtje nga distanca dhe Mirlind Demaku, në minutën e 90-të.