ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 24.11.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superliges dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj KF”Feronikeli” (motivi-lëshime në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje të gjësendeve të forta në fushë, hyrja e personave jo zyrtar në hyrje të deshtoreve, ku ka eskaluar situata, është ushtruar dhuna ndaj lojtarit mysafir me nr 22 Betim Haxhimusa në ndeshjen KF Feronikeli – KF Gjilani, e zhvilluar në Drenas me datë 21.11.2015) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj personit zyrtar për siguri Ilir Demaku (motivi- mos kryerja e detyrës si dhe lejimi i shume personave jo zyrtarë në hyrje të deshtoreve ku edhe është ushtruar dhunë ndaj lojtarit mysafir B.Haxhimusa) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj ekonomit të KF “Feronikeli’ Elami Limani (motivi- përplasje me lojtarin mysafirë afër kornerit si dhe njëri ndër shkaktarët kryesorë të incidenti që ndodhi në brendi të deshtoreve dhe të lëndimit të rëndë që ka marrë lojtari mysafir Betim Haxhimusa, për këtë lëndim më së miri do të jap deklaratë rreshteri i policisë Bajram Selimi, i cili është zotuar që me anë të shkresës zyrtare të njoftojë organet e FFK-së)
 
4. Ndaj lojtarit të KF “Feronikeli” Mendurim Hoti me nr lic 17 dhe nr lib 2283-14 K.kuq (motivi-kacafytje fyerje dhe sharje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Feronikeli – KF Gjilani, e zhvilluar ne Drenas ) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani” Betim Haxhimusa me nr lic 22 dhe nr lib 02347 K.kuq (motivi-fyerje dhe sharje në lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Feronikeli – KF Gjilani) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6. Ndaj lojtarit të KF ”Gjilani” Fidan Hasani me nr lic 18 dhe nr lib 1-1152 K.kuq (motivi- sjellje e pahijshme dhe e pa sjellshme fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor, ku edhe gjatë daljes nga fusha ishte provokator dhe fyes në ndeshjen KF Feronikeli – KF Gjilani) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
7.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Ferizaj” Xhelal Koxha (motivi- largim nga bankina protestim dhe reagim i ashpër ndaj vendimit të referit në ndeshjen KF Ferizaj – KF Trepça e zhvilluar në Ferizaj me datë 22.11.2015 ) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
8.Ndaj klubit të KF “Vllaznia (P)” (motivi-lëshime në organizimin e ndeshjes, hyrja e personave jo zyrtarë brenda rrethojave të stadiumit si dhe tentim sulmi ndaj referit kryesor nga ana e një shikuesi pas përfundimit të pjesës së parë si dhe mungesa e pionierëve për mbledhjen e topave në ndeshjen KF Vllaznia (P) – KF Vëllaznimi e zhvilluar në Pozharan me datë 22.11.2015) sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt.24.11.2015
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti. dv