prishtina-trepca89ffk1Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 17-të, të fundit për stinorin vjeshtor, në Raiffeisen Superligë. Në të tri takimet fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase. Liria ka shënuar fitore të rëndësishme para tifozëve të vet në stadiumin “Përparim Thaçi”, duke e mposhtur Besën, me rezultat 3:1. Fitores para tifozëve të vet iu gëzua edhe Gjilani, që e mposhti Istogun, me shifrat 2:1. Besnik Krasniqi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të. Istogu barazoi në minutën e 43-të me golin e Egzon Gashit, por fitoren e gjilanasve e siguroi Gëzim Rusi, në minutën e 61-të. Ndërkohë, në kryeqytet Prishtina e ka mposhtur Trepçën’89, në një ndeshje ku ka pasur edhe ndërprerje të lojës për shkak të pakënaqësisë së tifozëve vendas me rezultatet e skuadrës. Për Prishtinën shënuan Shend Kelmendi (44’), Durim Gashi (45’) dhe Driton Krasniqi (90+), derisa për Trepçën’89 shënuan Blerand Kurtishaj (61’) dhe Shpëtim Idrizi (77’).
Raiffeisen Superliga Java e 17-të (e fundit e stinorit vjeshtor)

E shtunë 28.11.2015  Ora 13.00
Drenica – Llapi                                     2-1
Drita -Vushtrria                                   5-1
E diel, 29.11.2015 Ora 13.00
Liria – Besa                                            3-1
Gjilani – Istogu                                     2-1
Prishtina – Trepça ’89                         3-2
E mërkurë 02.12.2015
Feronikeli – Hajvalia        (SSK)
F.Tahiri,B.Kepuska, K.Bajrami, K.Vula
Liga e 2-të Grupi (B)  Java e 14-të
E diel 29.11.205  Ora 13.00
Bashkimi (K) – 18-Korriku                2-1
Ulpiana – Lepenci                               3-0
Besëlidhja – Kastrioti                         3-0
Tefik Çanga – Galaksia                       4-1
Vjosa – Kika                                          0-3
Kaolini  pushon
E hënë 30.11.2015  Ora 13.00
Bashkimi (Gj) – Rinia
Xhiro e fundit e zhvillohet të mërkurën më 02.12.2015 )
Superliga Juniorët: Java e 15-të (java e fundit e stinorit vjeshtor)
E enjte     03.12.2015
Rilindja – Vëllaznimi         (ora 13.00)
Drita – Istogu                      (ora 11.00)
Vushtrria – Liria                 (ora 11.00)
Drenica – 2-Korriku           (ora 11.00)
Llapi – Ramiz Sadiku         (ora 11.00)
Hajvalia – Prishtina            (ora 11.00)
Feronikeli – Trepça ’89      (ora 11.00)
Flamurtari – Besa                (ora 11.00)