kosova-femratSot më 17 shkurt  në stadiumin “Elbasan-Arena”, në qytetin e bukur të Elbasanit, u zhvillua një ndeshje revyale për nder të 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në organizim të ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, përkatësisht ambasadorit Qemajl Minxhozi, ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e fermrave.  Kjo ndeshje miqësore u zhvillua në frymë festive dhe sportive. Të parat në epërsi kaluan futbollistet e Kosovës, në minutën e 11-të, ku një aksion të bukur të gjatë e të koordinuar mirë dhe me harkimin e Qëndresa Bajres, me gol të bukur e kurorëzoi Edona Kryeziu për 1:0. Në vazhdim ishin përpjekjet e vashave të Shqipërisë për të barazuar rezultatin dhe këtë e arritën përmes futbollistes kosovare Lavdije Begolli, e cila barazoi në minutën e 34-t. Me rezultat të barabartë u përmbyllë pjesa e parë e ndeshjes. Pjesa e dytë filloi furishëm nga të dyja ekipet, si pasojë e këtij rivaliteti të madh lëndohet në minutën e 54-t Bajramaj dhe përzgjedhësja e Kosovës, Afërditë Fazlija deyrohet të bëjën ndërrim të detyrushëm. Pas sulemeve të parreshtura të futbollisteve të Kosovës, në minutën e 67-të Kosova sërish kaloi në epërsi në minutën e 67-të, kur shënoi Agnesa Rexha, e cila hyri në pjesën e dytë për rezultatin 2:1. Futbollistet e Shqipërisë tentuan të barazojnë, por pësuan golin e tretë edhe atë sërish shënoi Agnesa Rexha në minutën e 85-të, 3:1 për Kosovën.  Me rezultatin 3:1 u përmbyllë kjo ndeshje revyale, e cila do t’i ndihmojë Kombëtares së Shqipërisë si test para ndeshjeve eliminatore.
 
Shqipëria-Kosova   1:3  (1:1)
Stadiumi: Elbasan Arena.
Shikues: Disa qindra.
Gjyqtarë: Xhemajlaj, Kume, Salla dhe Rrusta.
Shënuese: L. Begolli (34’) për Shqip. e E. Kryeziu (11’), Rexha (67’ e 85’) për Kosovën,
Shqipëria: Musa, Lulaj, Govori, Proto, Rrahmani, Rrotani, Begolli, Koldashi, Behluli, Bajraktari, Rama; Laujatën: E\Rexhmi, Lipa. Aliu, Popa, Dheksina. Biqki, Kodra  e Myrteralli.
Kosova: Kolgeci, Haxha, Curraj, Kaçiu, Syla, Tahiri, Bajra, Q. Krasniqi, Bajramaj, Musa dhe Kryeziu. Luajtën: Dalipi, Veliu, Rexha, Lushtaku, Sh. Berisha, Islami, Borovci, Miftari, Kadolli e Xhinaj.
kosova-shqiperia-femrat