agimademi-ministrishala1Federata e Futbollit e Kosovës sot ka marrë licencën e re për 4 vitet e ardhshme, nga Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sporteve. Në emër të FFK-së licencën e pranoi nënkryetari Agim Ademi, i cili me këtë rast ka falënderuar ministrin Kujtim Shala dhe MKRS-në për mbështetjen e pa rezervë që i ka dhënë FFK-së në përmbushjen e obligimeve dhe arritjen e objektivave. Ndërsa, ministri Shala  ka përgëzuar FFK-në për përmbushjen e kritereve për licencim dhe MKRS-ja do të vazhdojë të  përkrahë futbollin e Kosovës në të gjitha segmentet e veçmas tash kur është në prag të pranimit në UEFA dhe FIFA.