ffk-llogofinFederata e Futbollit e Kosovës ka caktuar datën e fillimit të edicionit garues 2016/2017 si dhe datat e afatit kalimtar. Kampionati i ardhshëm do të nisë më 20 gusht, 2016 dhe do të përfundojë më 28 maj, 2017. Ndërkaq, afati kalimtar i verës për futbollistë do të nisë më 01.07.2016 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2016, derisa afati kalimtar i dimrit do të jetë në periudhën 01.01.2017 – 31.01.2017.