istogu-feronikeliNdeshja hapëse e stinorit pranveror në kuadër të javës së 18-të në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Istogut dhe Feronikelit është mbyllur pa fitues dhe pa gola (0:0). Në përgjithësi Feronikeli u tregua skuadër më e mirë dhe pati një mori rastesh, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Në anën tjetër, Istogu u tregua mjaft i mirë në repartin e mbrojtjes dhe evitoi me sukses përpjekjet e mysafirëve për të shënuar gol.
Në hapje të këtij stinori ishte i pranishëm nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, i cili duke uruar gara të suksesshme i përshendeti skuadrat në emër të kryetarit Fadil Vokrri dhe KE-s, i cili aktualisht gjendet në Cyrih të Zvicrës, ku ka marrë pjesë në kongresin e UEFA-s dhe të FIFA-s. Nënkryetari Ademi, kërkoi nga të gjitha skuadrat dhe drejtuesit e klubeve, që të zhvillojnë një garë të mirëfilltë sportive e në frymë korrekte dhe rezultati i ndeshjeve gjithmonë të jetë si rezultat i asaj që futbollistët do të tregojnë në fushë. Nga gjyqtarët dhe organet relevante të FFK-së të cilët merren me mbarëvjatjen e garave të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre në nivelin e duhur profesionale në zvillimin dhe përfundimin e garave me sukses. Kjo kërkohet aq më parë, kur pranimi i FFK-së në UEFA dhe FIFA është shumë afër dhe futbolli i Kosovës është edhe nën mbikqyerjen faktorëve relevantë ndërkombëtarë.