Infantino-VokrriPas përfundimit të Kongresit zgjedhor të FIFA-s ku për president i ri u zgjodh Gianni Infantino, krerët e FFK-së kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë shfrytëzuar rastin që ta takojnë presidentin e ri dhe ta urojnë për detyrën e re të tij. Duke uruar z. Infantino, për postin e tij të ri,  edhe njëherë i kanë kërkuar atij që të mbështesë përpjekjet e FFK-së që të bëhet sa më parë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Ndërsa, nga ana e tij presidenti ri i FIFA-s z. Gianni Infantino,  ka treguar mirëkuptim të plotë për kërkesat e FFK-së dhe ka premtuar se ai do të vazhdojë të mbështesë FFK-në dhe situatën dhe gjendjen në futbollin e Kosovës e ka të qartë edhe nga takimet që ka pasur me krerët e FFK-së në kohën sa ishte sekretar i përgjithshëm i  UEFA-s. Krerët e FFK-së janë të kënaqur me zgjedhjen e z. Infantino, meqë vjen nga komuniteti i futbollit dhe duke qenë një kohë të gjatë në postet drejtuese të  UEFA-s, më së miri e di dhe e kupton futbollin dhe kërkesat e FFK-së, duke qenë të bindur se presidenti i ri do ta mbështesë FFK-në drejt arritjes së objektivave.