ffk-llogofinSot më 29 shkurt, në disa mediume në Kosovë, Kosovë lindore dhe Shqipëri është botuar një intervistë me presidenten e ri të FIFA-s z. Gianni Infantino dhënë gazetës zvicerane Blick, ku ai flet për jetën e tij dhe rrugëtimin deri të posti e të parit të FIFA-s. Në intervistën e tij dhënë këtij mediumi, askund nuk përmendet çështja e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA nga presidenti Infantino. Se kujt, i është dashur të trillojë apo të shtojë gjëra të pathëna nga presidenti Infantino, mund ta dinë vetëm këto mediume që kanë përcjellë njëra – tjetrën me shtrembërime pa marrë mundin të konsultojnë intervistën origjinale që është botuar në gazetën Blick. FFK-ja fton mediumet që të shohin origjinalin e kësaj interviste të z. Infantino dhe të shohin se janë në lajthitje. Intervistën e gjeni në këtë link:
http://www.blick.ch/sport/fussball/exklusiv-interview-mit-dem-neuen-fifa-praesidenten-gianni-infantino-als-baby-kaempfte-ich-um-mein-leben-id4737013.html
FFK-ja nuk dëshiron të besojë se dikush po përpiqet të rrënojë përpjekjet e saj për antarësim, por e konsideron vetëm si një pakujdesi dhe mangësi syçeltësie në interpretimin e këtij lajmi që nuk përmbanë të vërtetën për Kosovën. Kjo për faktin se kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë pasur një takim me presidentin e FIFA-s Gianni Infantino dhe dihet fare mirë bashkëbisedimi në këtë takim.