hajvalia-drita

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë. Në të tri këto sfida fitores iu gëzuan skuadrat vendase. Hajvalia e mundi Dritën në Kizhnicë, me rezultat 2:1, për t’u ngjitur në pozitën e parë në renditje, ku vetëm një ditë më parë u ngjit Gjilani. Golat për Hajvalinë i shënuan Fuad Karabegu, në minutën e 4-t dhe Shkëlqim Pacolli, në minutën e 55-të, derisa golin e vetëm për Dritën e shënoi Xhevdet Shabani, në minutën e 57-të. Fitore të rëndësishme në garën për titullin e kampionit realizoi edhe Llapi, që e mposhti Istogun, me rezultat bindës 5:0, me golat e shënuar nga Kushtrim Shabanaj 29′,  Visar Zogiani 32′, Ilir Blakqori 39′, Benjamin Emini 66′ dhe Viktor Kuka 84′. Ndërkohë, fitoren e parë në pranverë e shijoi Prishtina, e cila e mundi Lirinë, në ndeshjen e zhvilluar pa praninë e tifozëve, me rezultat 2:0. Golat për prishtinasit i realizuan Labinot Osmani 16′ dhe Armend Thaqi 47′.

Raiffeisen Superliga – Java 20-të
E shtunë: 12.03.2016
Hajvalia – Drita           2:1
Llapi – Istogu               5:0
Prishtina – Liria          2:0

Liga e Parë  Java e 17-të
E shtunë 12.03.2016
Trepça -Behari                             9:2
Fushë Kosova – Vllaznia           2:0
Rahoveci – Ferizaj                      1:0
2 Korriku – Vitia                         1:0
Ramiz Sadiku – Kosova (P)      2:0
Ballkani – Vëllaznimi                 2:0