seminari-trajneretBordi i Shoqatës së Trajnerëve në Federatën e Futbollit të Kosovës organizon seminar dy ditorë për trajnerë të futbollit të Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe Ligës së Femrave). Ligjërues në këtë seminar do të jetë z.Astrit Maçi drejtor teknik  në FSHF dhe ligjërues në shkollën  e edukimit dhe trajnimit në Tiranë. Seminari do të mbahet më 31 mars dhe 1 prill në palestrën “Katana” në  Obiliq, prej orës 8.00 deri në orën 13:00. Seminari është i obliguar për të gjithë trajnerët e kategorive të lartëpërmendura. Trajnerët duhet të participojnë me nga 20 euro para fillimit të seminarit te personat zyrtarë të Shoqatës së trajnerëve dhe FFK-së. Gjatë seminarit është e organizuar edhe dreka e përbashkët për të gjithë trajnerët.