ffk-llogofinSot më 30 mars, nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, Bakir Burri anëtar i KE-së, njëherësh kryetar i Lidhjes Rajonale të Pejës dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së,  Eroll Salihu, në Istog,  u takuan  me kryetarin e komunës së Istogut, z. Haki Rugova dhe pronarin e Kompanisë “Trofta”,  z. Fazli Bytyqi, me qëllim të tejkalimit të gjendjes së vështirë të krijuar në klubin e KF ”Istogu”, sidomos pas tërheqjes së sponsorit kryesor kompanisë “Trofta”. Krerët e FFK-së duke analizuar gjendjen momentale në futbollin e Kosovës sidomos në dritën e pranimit të futbollit të Kosovës theksuan nevojën që klubit t’i dilet në ndihmë me të gjitha mjetet sepse nuk është momenti për t’u tërhequr, sepse me këtë nuk i kontribuohet situatës aktuale. Kryetari i komunës së Istogut z. Rugova premtoi se do të ndihmojë dhe përkrahë klubin Istogu në të gjitha segmentet edhe në infrastrukturë për të tejkaluar vështirësitë që ka aktualisht. Po ashtu mirëkuptim ka treguar edhe pronari kompanisë “Trofta” z. Fazli Bytyqi, i cili me vite ka përkrahë klubin duke qenë sponsori kryesor i klubit.  Përkrahja e klubit është e domosdoshme sepse KF ”Istogu” është një skuadër e mirë korrekte dhe ka një tifozëri jashtëzakonisht të mirë dhe korrekte. Ndaj, për hir të gjitha këtyre, bashkëbiseduesit u pajtuan që KF ”Istogu” të vazhdojë të garojë dhe në të ardhmen të bëhet edhe një organizim edhe më i mirë.