kampi2015b-kFederata e Futbollit e Kosovës organizon edicionin e shtatë të Kampit Edukativ Nacional për grupmoshën 15-vjeç. Kampi do të mbahet më 3, 4 dhe 5 qershor. Kësaj radhe për shkak të kushteve më të mira dhe më të volitshme ky kamp do të organizohet në Shqipëri. Pjesëmarrës në këtë kamp do të jenë ekipet e përzgjedhura nga 7 rajonet e futbollit të Kosovës, kurse më pas gjatë kampit përzgjedhësit e të gjitha grupmoshave do të bëjnë përzgjedhjen e 36 futbollistëve më të mirë, të cilët më pas do të vazhdojnë punën me përfaqësuesen U-15 që drejtohet nga Isa Sadriu dhe Gazmend Haliti.