llapi-dritaSot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 23-të në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Llapit dhe Dritës, e cila u mbyll pa fitues, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Merdar, kaluan futbollistët e Dritës, me golin e shënuar nga Almedin Murati, në pjesën e parë, falë një intervenimi të dobët të mbrojtjes llapjane. Vendasit arritën të barazojnë shifrat në fillim të pjesës së dytë, me golin e Hamdi Namanit. Llapi ishte afër golit të fiores në minutën e 90-të, por gjuajtja e Dardan Jasharit me kokë e qëlloi tërthorësen. Për Dritën një pikë e fituar në Merdar është mjaft domethënëse në garën për mbijetesë, sidomos pas humbjes në shtëpi kundër Drenicës, derisa për Llapin ky barazim para tifozëve të vet është hap prapa në garën për titull.