ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur me datë 26.04.2016 (ditë e martë ora 14,00) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e 27-të e Raiffeisen Superligës dhe javës së 24-t e Ligës së Parë të Kosovës në futboll të zhvilluar me datë 23-24.04.2016 dhe për të njëjtat, duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinores sjelli këto;
 
                                                                                    V E N D I M E :
 
TAHIR BATATINA; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të licencës 156, në procedurë të inicuara disiplinore nga ana e komesarit të garave , për shkelje të etikes sportive ( dhënje të deklaratave të pa matura, të pa argumentuara dhe ofenduese para mediave elektronike dhe atyre të shkruara si dhe hyrja me dhunë në lokalet ku përpilohej protokolli zyrtar i ndeshjes ku përdori sharje dhe akuza të rënda drejtuar gjyqtarëve dhe vëzhguesit të takimit   ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – TREPÇ 89 e zhvilluar në Merdare të Podujeves me datë 23.04.2016 ( raporti zyrtar i ndeshjes dhe ai i supervëzhguesit ), në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetarjneri i klubit të futbollit “ LLapi “ nga Podujeva Tahir Batatina, afati datë 28.04.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
SALLAH SHERIFI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të licencës 05, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për largim nga pankina e lojtarëve reserve ( manifestim të sjelljeve jo sportive ) gjatë ndeshjes së javës së ; XXIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – FERIZAJ e zhvilluar me 24.04.2016 në Pozharan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani Sallah Sherifi, afati date 28.04.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 

KËSHILLA JURIDIKE;

 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëbe, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 26.04.2016 – rrepsektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 26.04.2016                                                               Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.