drenica-istogu6Skuadra e Istogut ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Hajvalinë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj” e realizoi Besmir Fetahu, në minutën e 90-të. Me këtë fitore Istogu ngjitet në kuotën e 27 pikëve, duke mbetur edhe më tutje me shpresa që në javët e mbetura të kampionatit t’i shmanget dy pozitave që dërgojnë në një rang më të ulët të garave. Në anën tjetër, Hajvalia pas kësaj humbje i ka zbehur gjasat në garën për titull, gjë të cilën pas ndeshjes e konfirmoi edhe trajneri i saj, Ismet Munishi, sipas të cilit tashmë gara për titull ka marrë fund.
Raiffeisen Superliga: Java e 28-të
Istogu – Hajvalia                       1-0

Liga e Parë: Java e 25-të
Trepça – 2 Korriku                      3-2
Rahoveci – Fushë Kosova                  3-0
Ferizaj – Vëllaznimi                    1-0
Liga e Dytë
Grupi A – Java e 18-të
Leshani – Ratkoci                     4-2
Deçani – Minatori                      5-1
Grupi B – Java e 24-t:
Bashkimi (Gj) – Galaksia       (nuk u zhvillua)
Superliga Juniorët: Java e 23-të
Vushtrria – Hajvalia                 2-0
Besa – Prishtina                     1-1
Liria – Trepça ’89                    3-2
Liga e Parë – Juniorët  – Java e 12-të
KEK-u – Ballkani                      2-1
Raiffeisen Liga Femrat – Java e 13-të
Llapi – Vizioni                         7-0
Intelektualet – Kosova (P)        8-3