IMG_2491Anëtarësimi i FFK-së në UEFA dhe FIFA ka bërë jehonë të madhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët dhe miqtë e Kosovës. Secili në mënyrën e vet dëshiron të festojë për këtë ngjarje historike  që ka hapur një epokë të re të futbollit të Kosovës. Kështu mërgimtarët tanë që jetojnë në Zvicër e sidomos në kantonin e Cyrihut mbrëmë kanë organizuar një gala mbrëmje në diskotekën “Rinora 4”, me moton “Të festojmë së bashku” për Kosovën në UEFA dhe FIFA. Në këtë mbrëmje madhështore ishin ftuar shumë personalitete, ndër to kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi, anëtari i KE Flamur Bunjaku. Me këtë rast në skenë përformuan Teuta Selimi, Stupcat dhe ansambi i valleve ”Shota”. Salla e madhe e “Rinora 4”, mbrëmë ishte tepër e vogël për të pranuar gjithë të interesuarit, ku hyrja ishte falas, ndërsa secili që u ndodhë aty, kishte dëshirë që të marrë një foto me kryetarin Vokrri, për të mbajtur si kujtim të një ditë kaq shumë të rëndësishme, me njeriun më meritor që futbolli i Kosovës do të shijojë bukurinë e arenës ndërkombëtare.
IMG_2490IMG_2489 IMG_2488