ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 24.05.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të RaiffeiseSuperliges dhe Liges se Pare dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I 
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi – moskryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtar të ndeshjes  KF Vushtrria – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Vushtrri, më datë 22.05.2016) sipas personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj KF”Gjilani” (motivi – fyerje sharje në kor drejtuar personave zyrtarë të ndeshjes lojtarëve si dhe hudhje të flakadaneve mjeteve piroteknike si dhe hudhja e gjësendeve të forta në fushë ku edhe është ndërpre ndeshja për disa minuta si dhe hyrja e shikuesve në fushë për të festuare golin ku pati edhe arrestime nga ana e policisë në ndeshjen KF Drita – KF Gjilani, e zhvilluar në Gjilan më datë 22.05.2016) sipas raportit të vëzhguesit.
3. Ndaj KF “Drita” (motivi – hedhja e flakadanëve në fushë ku edhe eskaloi situata, ku ka pasur edhe arrestime nga ana e policisë në ndeshjen KF Drita – KF Gjilani, e zhvilluar në Gjilan më datë 22.05.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.29 dt.24.05.2016 FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti