ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më datë 24,95.2016 , ditë e martë – ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto :
V E N D I M E
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur disipinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimnin e ndeshjes gjysmëfinale të DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi dytë DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( fyerje, sharje me banale në kor si dhe kërcnime t e spectatorëve ndaj lojtarëve dhe stafit udhëheqës të klubit të futbollit “ Trepca 89 si dhe kercnimet drejtuar kryetarit të komisionit për gjyqtarë të futbollit z Perparim Hasani ) raportet e zyrtarëve të ndeshjes ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej 800 EURO ( tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të licencës 156, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar, për deklarata të pa matura dhe fyese dhënë mjeteve elektronike pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi dytë ; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar në Merdare ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 . Afati pagimit t dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave të Raiffeisensuperliges z Ismet Ahmeti , për mos përmbushje të obligimeve financiare ndaj zyrtarëve të ndeshjes së javës së XXXIII-të të Raiffeisensuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : VUSHTRRIA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri , i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Vushtrria “ nga Vushtrria, afati date 26.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave të Raiffeisensuperliges z. Ismet Ahmeti për lëshime në organizimin e ndeshjes ( fyerje, sharje në kor drejtuar përsonave zyrtar dhe lojtarëve si dhe hudhje e gjasendeve në terrën – mjeteve piroteknike dhe atyre të forta si dhe hyrja e shikuesve në terren ku ndeshja ndërpritet për disa minuta ) së javës së XXXIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – GjILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave- lendës ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani, afati date 26.05.2016 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ DRITA “ nga Gjilani, në procedurë t` inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave të Raiffeisensuperligës dhe Ligës së pare të Kosovës në futboll z Ismet Ahmeti , për lëshime të evidentuara në organizimin e ndeshjes ( hudhje e gjasendeve në terren si dhe eskalim i situates nga ana e spektatorëve) së javës së XXXIII-të të raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohen deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit organizator të ndeshjes KF “ Drita “ nga Gjilani, lidhur me rastin. Afati date 26.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komiosionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi date 24.05.2016, respektivisht nga data e parnimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 24.05.2016
Kryetari; DUKAGJIBN ZEFI d.v.