albertbunjakiPërzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, do të jetë në Kosovë nga data 28 maj deri më 30 maj. Më 28 maj, ai do të ndjekë nga afër ndeshjet finale të Kupës së Kosovës si dhe do të vizitojë klubin kampion të Kosovës KF ”Feronikeli” dhe fituesin e Kupës së Kosovës. Ndërsa më 29 maj në orën 13.00 në hotel “Emerald” do të mbajë një konferencë për media.