010616kosovastervitje
Sot më 1 qershor ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës,  arriti dhe u akomodua në Best Western Premier hotel, ndërkaq pasdite mbajti seancën e parë stërvitore. Në   atmosferë të mirë  pune të përkushtuar e me zell, përzgjedhësi Albert Bunjaki u përqendrua në stërvitje të lehta me kombinime tekniko-taktike. Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses, gjendja e futbollistëve është mjaft e mirë, ndërsa për t’i ndjekur stërvitjet ishin edhe krerët e FFK—së, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi e Bekim Haxhiu, anëtarët e KE-së Bakir Burri, Vjollcë Krasniqi  dhe Xhelal Broja si dhe kryetari i Federatës së Futbollit Shqiptarë për klubet shqiptare të Gjermanisë Ruzhdi Statovci bashkë më shumë bashjkëatdhetarë tanë në Frankfurt. Sonte në mbrëmje  do të ketë tubim të futbollistëve ku do të bashkëbisedohet për rregullat e lojtarëve, ndërsa nesër pasdite do të mbahet strërvitja e radhës para ndeshjes me Ishujt Faroe, që luhet të premten më 3 qershor në orën 20:00. Sipas organizatorit të ndeshjes z. Nuhi Mehmeti interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.
010616kosovastervitje4 010616kosovastervitje3 010616keffk 010616kosovastervitje2 010616kosovastervitje1