ffk-llogofinKomisioni  disiplinor  i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë  31.05.2016  ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjes finale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe inqizimeve televizive, konform Dispozitave të Rregullores diisiplinore sjelli këto :
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
KF  “  DRITA  “  nga Gjilani në procedurë  të inicuar nga ana e komesarit të garave  për hudhje të gjasendëve dhe mjeteve piroteknike  Brenda fushes së lojës  dhe jashtë saj ku si pasojë e të njejtës kishte  shtyrje të lojës për 7 minuta si dhe manifestim të sjelljeve jo sportive  ; fyerje, sharje në kor para, gjatë dhe pas  lojës, në veqanti  minutat 30 dhe 37  të ndeshjes  finale të DIGITALB  Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA  – PRISHTINA  e zhvilluar me date 28.05.2016 ora 16,00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zurtarëve  ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në  vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lendës – provave ). Kërkohet      raport – deklaratë plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, afati date 02.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
KF  “  PRISHTINA  “  nga Prishtina , në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave, , për hudhje të gjasendëve dhe mjeteve piroteknike në fushë  nga ana e spectatorëve ( tifozerisë së të njejtës ) para dhe gjatë  zhvillimit të ndeshjes  finale të DIGITALB  Kupes së Kosovës  ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me date 28.05.2016 në ora 16,00  në stadiumin e qytetit  ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lendës – provave ). Kërkohet raport shtesë – deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina lidhur me rastin. Afati date 02.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
RAMUSH  ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të librezës sportive  4245 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar , për ndëshkim me karton të kuq  ( fyerje dhe sharje drejtuar personave zyrtar ) gjatë ndeshjes së javës  XXIX –të të Ligës së dytë grupi B ; LEPENCI – ULPIANA  e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores diisplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
BURHAN  DEMA ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të librezes sportive  1/1634 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  5, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me berryl lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ;  LEPENCI – ULPIANA  e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani  “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET ;
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ALBION  TENEQJA ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të  librezës sportive  11245 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të pezullimit  nga ana e komisionit, për  ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje me  lojtaret e ekipit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë grupi ; B  LEPENCI –  ULPIANA  e zhvilluar në stadiumin “ Ismet  Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe dseklaratat plotësuese ;
DENOHET
Me ndalesë loje  për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ARLIND  HASHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ ULIANA “  nga Lipjani me numër të librezës sportive  10360 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  5, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar nga ana e komisionit për ndëshkim me kartyon të kuq ,( kacafytje me lojtarin e ekipit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; B ; LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar  në stadiumin “ Ismet  Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
SELAJDIN  ZENELI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve  jo sportive  ( fyerje drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin  “ Ismet Shabani “ në  Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese  );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  2.
 
 
BESNIK  ILAZI ; prfaqësues zyrtar  I klubit të futbollit “ LEPENCI “  nga Kaqaniku  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve jo sportive  ( fyerje  drejtuar gjyqtarëve të takimit )  në ndeshjen e javës së ;  XXIX-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve ; grupi  B; LEPENCI –  ULPIANA  e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj  ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese  );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë në afatin kohor prej  ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi date 31.05.2016 – rrepspektivisht nga data e pranimit . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon  ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 31.05.2016                                                                    Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI   d.v.