FB_IMG_1465156180791Pas Kosovës së Prishtinës edhe skuadra e Vitisë e ka siguruar mbetjen në Ligën e Parë nëpërmjet barazhit. Në ndeshjen e zhvilluar sot më 5 qershor në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Vitia e ka mundur skuadrën e Ligës së Dytë, Lepencin e Kaçanikut, pas penalltive me rezultat 3:1. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras, 2:2, ndërsa në vazhdime 3:3. Kësisoj Vitia ia doli që të ruaj statusin e anëtarit të Ligës së Parë. Shënues për Vitinë gjatë lojës ishin Ridvan Emini (18′), Besfort Emini (70′) dhe Buran Beqiri (102′), kurse për Lepencin shënuan Arsi Dernjani (50′), Shpend Bela (78′) dhe Shpëtim Muhaxheri (110′).