ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 03.06.2016 – ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshja  finale e Digital Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – PRISHTINA, e zhvilluar në Prishtinë, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E
 
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për hudhje të gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në terren dhe brenda rrethojave të fushës ku si rrjedhojë e të njëjtave pati ndërprerje të ndeshjes  për 7 minuta, si dhe manifestimi  sjelljeve josportive ; fyerje, sharje në kor, para, gjatë  dhe pas  loje në veqanti ato të minutave ; 30 dhe 37 në ndeshjen finale të DIGITALB  Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA  e zhvilluar në Prishtinë  ( raportet shtesë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800  EURO (tetëqind euro) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë , nga data kur sjellet vendimi ( Rrëgullorja disiplinoire neni 11 paragrafi 1 )
 
 
KF  “PRISHTINA“ nga Prishtina , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për hudhje të gjësendeve në terren dhe mbrenda rrethojës së fushës si dhe hudhje të  mjeteve piroteknike  para, gjatë dhe pas ndeshjes  finale të DIGITALB  Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë (raportet shtesë nga ndeshja);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 800  EURO (tetëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni  49  paragrafi 1 pika 3 dhe neni  10 paragrfai 3 pika 1. Afati  pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë , nga data kur sjellet ky vendim ( Rregullorja disiplinore  neni 11 paragrafi 1 pika 1 ).
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE;
 
 
Pala e pakënaqur në këto vedime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin e përcaktuar kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletionin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  date 03.06.2016 , ( faqja zyrtare e FFK-së ) gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzkutimin e vendimit.
 
 
 
Prishtinë, datë 03.06.2016                                                            Kryetari  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.