ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 07.06.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të “Barazhit” dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj KF “Drenica” (motivi-hudhjet e tepëruara të mjeteve piroteknike në fushë dhe jashtë saj si dhe gjuajtje te shisheve pvc fyerje sharje në kor drejtuar personave zyrtar të ndeshjes, në duelin KF Drenica – KF Dukagjini, e zhvilluar në Mitrovicë (në ndeshjen e Barazhit) me datë 01.06.2016)
 
2.Ndaj KF “Drita” (motivi- hudhjet të mjeteve piroteknike dhe të gjësendeve tjera në fushë dhe jashtë saj fyerje dhe sharje në kor drejtuar tifozerisë nga Prishtina si dhe sulme fizike ndaj kamermanëve te Digialbit të cilët qenë të detyrushëm të ndërpresin transmetimin e drejtpërdrejtë pas 3 minutash)
 
3.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Drita” Afrim Shahini me nr lic 14 (motivi-largim nga bankina fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor të ndeshjes së Barazhit, KF Drita – KF Flamurtari e zhvilluar në Drenas më datë 02.06.2016)
 
4. Ndaj KF “Flamurtarit” (motivi- hudhje të mjeteve piroteknike shisheve pvc si dhe mjeteve tjera në fushë dhe jashtë saj, fyerje dhe sharje në kor drejtuar tifozerisë nga Gjilani në ndeshjen e barazhit e zhvlluar në Drenas më datë 02.06.2016)
 
5.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Flamurtari” Agim Hasani (motivi- fyerje dhe sharje nga bankina drejtuar referit kryesor të ndeshjes së barazhit KF Drita KF Flamurtari, e zhvilluar në Drenas më 02.06.2016)
 
6.Ndaj lojtarit të KF ”Flamurtari” Shkelqim Syla me nr lic 2 dhe nr lib 1/434 (motivi- pas përfundimit të ndeshjes fyerje dhe kërcënime ndaj referit kryesor të ndeshjes së barazhit Bajram Gashi në ndeshjen KF Drita – KF Flamurtari, e zhvilluar në Drenas më datë 02.06.2016.
 
7.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari “ Korab Hasani me nr lic 10 dhe nr lib 1/1153 (motivi- pas përfundimit të ndeshjes fyerje dhe kërcënim ndaj referit kryesor të ndeshjes së barazhit B.Gashi në ndeshjen KF Drita – KF Flamurtari, e zhvilluar në Drenas me datë 02.06.2016)
 
8.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari“ Muhamet Gashi me nr lic 6 dhe nr lib 4756 (motivi- pas përfundimit të ndeshjes godet personin me nevoja të veçanta si dhe fyerje sharje dhe kërcënime ndaj referit kryesor të ndeshjes së barazhit B.Gashi në ndeshjen KF Drita – KF Flamurtari, e zhvilluar në Drenas më datë 02.056.2016)
 
9.Ndaj KF “Rilindja e Kosovës” (motivi-hudhje te mjeteve piroteknike dhe gurëve në fushë, e në veçanti pas përfundimit të ndeshjes ku shikuesit nga Skivjani hodhën gurë në drejtim të personave zyrtar dhe personave për sigurimin e ndeshjes – policinë,  ku pati përleshje dhe të arrestuar në ndeshjen e barazhit  KF Kosova (P) – KF Rilindja e Kosovës, e zhvilluar në Kastriot, më datë 04.06.2016)
 
10.Ndaj lojtarit të KF “Rilindja e Kosovës” Albion Fetahaj me nr lic 10 dhe nr lib 2296-15 (motivi- fyerje dhe sharje në asistentin J.Musolli në ndeshjen e barazhit KF Kosova (P) – Rilindja e Kosovës, e zhvilluar në Kastriot më datë 04.06.2016)
 
11.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Rilindja e Kosovës” Jetmir Jakupaj (motivi – fyerje dhe sharje personave zyrtar të ndeshjes pas çdo vendimi të marrë në ndeshjen KF Kosova (P) – Rilindja e Kosovës, e zhvilluar në Kastriot më datë 04.06.2016)
 
12.Ndaj lojtarit të KF” Rilindja e Kosovës” Filat Avdijaj  me nr lic 5 dhe nr lib 1710-13 (motivi- pas përfundimit të ndeshjes duke u përshendetur me lojtarë dhe refer godet disa herë me grushte asistentin e dytë B.Rama në ndeshjen e barazhit  Kosova (P) – Rilindja e Kosovës”, e zhvilluar në Kastriot më datë 04.06.2016)
 
13.Ndaj KF “Lepenci” (motivi- fyerje sharje në kor drejtuar personave zyrtarë të ndeshjes e në veçanti  sharje të lloj llojshme ndaj tifozëve nga Vitia dhe klubit në ndeshjen e barazhit KF Vitia – KF Lepenci, e zhvilluar në Kastriot më datë 05.06.2016)
 
14.Ndaj kontrollorit të Federatës së Futbolit të Kosovës, Afrim Haliti (motivi-fyerje ndaj referit kryesor të ndeshjes B.Batalli pas vazhdimeve, e komentoj referimin e tij se ishte krim në referim dhe sjellje të tij arogante ndaj kryetarit të Komisionit të referëve dhe delegatit të ndeshjes)
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.31 dt.07.06.2016
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti.