ffk-llogofinKomesari i Garave për Raiffeisen Superligë dhe Ligën e parë, Ismet Ahmeti, më datë 07.06.2016 , shqyrtoi ankesën e paralajmëruar të klubit të futbollit  “Lepenci“ nga Kaçaniku në aktivizimin e lojtarit  Besmir Xhika, me numër të librezës sportive  306/8 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 për klubin e futbollit “ Vitia“ nga Vitia në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA  –  LEPENCI , e zhvilluar me datë 05.06.2016 në stadiumin “Agron  Rama“ në Kaçanik, dhe për të njëjtën solli këtë;
 

V  E  N  D  I  M

 
Refuzohet ankesa e klubit të futbollit  “Lepenci“ nga Kaçaniku, e paralajmëruar në raportin zyrtar dhe ndeshjen  e barazhit – përcaktuese  për Ligën e parë; Vitia – Lepenci 3:3 (6:4 pas ekzekutimit të penalltive) e zhvilluar në Kastriot, më datë 05.06.2016  e regjistron me rezultatin e arritur në fushë.
 

A  r  s  y  e  t  i  m

Komesari i Garave në rastin e sjelljes së këtij vendimi  për bazë  kishte vendimin e Komisionit për ankesa  të shkallës së dytë të datës 04.03.2016, i cili prish vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë dhe lojtarin  Besmir Xhika e shpallë të pafajshëm, me të drejtë të aktivizimit për ndeshjet vijuese zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federates së Futbollit të Kosovës.
 
Prishtinë, datë 07.06.2016                                           Komesari i Garave;  ISMET  AHMETI  d.v.