030616kosovaekipi9 qershor – Këshilli për Çështje Urgjente i UEFA-s në mbledhjen e sotme në Paris, ka vendosur që ta përfshijë Kosovën në Grupin I për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Kësisoj, Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikimet që do të nisin në shtator do të bëjë gara në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën. Ndeshjen e parë dhe debutuese në një cikël kualifikues Kosova do ta luajë kundër Finlandës më 5 shtator, ndërsa një muaj më vonë, më 6 tetor, Kosova do të jetë mikpritëse e Kroacisë. Në ndeshjen e tretë Kosova do të ballafaqohet me Ukrainën, më 9 tetor, kurse në ndeshjen e katërt me Turqinë, më 12 nëntor.
fifanews