vokrri-duka-haxhiu9 qershor – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe nënkryetari Bekim Haxhiu, janë takuar sot në Paris, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në prag të fillimit të Evropianit 2016. Ata me këtë rast i kanë uruar kreut të FSHF-së suksese në debutimin e tyre në një ngjarje kaq madhështore të futbollit evropian. Kampionati evropian nis nesër me ndeshjen Francë-Rumani, në orën 21:00, derisa Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë kundër Zvicrës, të shtunën, në orën 15:00.