ffk-llogofinE nderuara familje e Idriz Berishës!
Lajmi për vdekjen tragjike të futbollistit Idriz Berisha, na ka pikëlluar shumë gjithë neve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së djalit tuaj.
Kur Kosova po ecën me hapa gjigant dhe ka nevojë për çdo futbollist të ri dikush u përkujdes që ta shkëpusë nga jeta dhe nga xherdani i futbollistëve, i cili pritej të jepte kontributin e tij të çmuar.
Ndonëse i ri, për aq sa jetoi e veproi, la gjurmë dhe kujtime e verpra të mira për të gjithë shokët. Me pietet do ta kujtojmë përherë.
Jemi pranë jush në këto çaste të dhembjes tuaj që të përballoni më lehtë dhembjen.