kampi-u15-201610 qershor – Dje në Durrës ka përfunduar edicioni i shtatë i Kampit Edukativ Nacional për grupmoshën 15-vjeç. Ky kamp i cili organizohet çdo vit nga Federata e Futbollit e Kosovës, sivjet për herë të parë u organizua jashtë Kosovës dhe atë në bregdetin shqiptar, ku kushtet e akomodimit dhe ato për punë në këtë kamp ishin shumë të mira. Sivjet në këtë kamp ishin të pranishëm 210 persona nga 7 regjionet e futbollit të Kosovës, të cilët u akomodua në hotelin “Bonita”. Si zakonisht secili regjion u përfaqësua me nga një skuadër, përveç Prishtinës që edhe kësaj radhe u përfaqësua me dy skuadra. Pas tri ditëve të ndeshjeve të ndërsjella ndërmjet regjioneve trajnerët e përfaqësueseve seleksionuan 36 talentët më të mirë, me të cilët do të vazhdohet puna në të ardhmen në Përfaqësuesen U-15.
kampi-u15-2016-1 kampi-u15-2016-2 kampi-u15-2016-3 kampi-u15-2016-4 kampi-u15-2016-5 kampi-u15-2016-6 kampi-u15-2016-7