ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë  10.06.2016 shqyrtoi  procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të  barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të zhvilluara në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot  dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  dhe deklarata plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto ;
 
 
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
 
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit disiplinor për hudhje të gjasendeve dhe  mjeteve piroteknike para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Superligë – kategoria e seniorëve  ; DRENICA – DUKAGJINI e zhvilluar në  stadiumin “ Rexhep Lushta “ në Mitrovicë me date 01.06.2016 ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me të holla në shumë  prej ; 800  EURO  ( tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit  të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
 
 
KF “ DRITA “ nga Gjilani “ në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve  jo sportive ( hudhje e gjasendeve të forta, mjeteve piroteknike  në terren dhe Brenda rrethojave të fushës si dhe  fyerje dhe sharje të orkestruar në kor nga ana e spectatorëve të së njejtës   drejtuar  kundërshtarit si dhe sulmi fizik drejtuar kameramanëve të DIGITALBIT të cilët pas tre minutave u detyruan ta ndërpresin transmetimin e drejtëpërdrejtë  televiziv në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë – kategoria e seniorëve ; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep  Rexhepi “ në Drenas me date 02.06.2016  ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit – rasti recidiv )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 2000  EURO ( dymijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragfai 1.)
 
AFRIM  SHAHINI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ DRITA “ nga Gjilani  me numër të licencës  14, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina e lojtarëve reserve ( fyerje dhe sharje banale drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë – kategoria e seniorëve; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në  Drenas me date 02.06.2016  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;  300  EURO ( treqind ) rast recidiv, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 . Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11  paragrafi 1 )
 
 
KF “ RILINDJA  E SKIVJANIT “ nga Skivjani i Gjakovës  në procedurë të inicuar  disiplinore nga ana e komesarit të garave , për hudhje të gjasendëve të forta në terren, gurëve si dhe  mjeteve piroteknike në fushë  gjajtë dhe pas përfundimit të ndeshjes nga ana e spectatorëve  të ekipt  të njejtë  në drejtim të zyrtarëve  si dhe përleshja me policing e Kosovës dhe përsonat për siguri , ku pati edhe arrestime  në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e pare  të Kosovës n futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA  E KOSOVES e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadium “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve) në mungesë të deklarata plotësuese nga ana e zyrtarëve të KF “ Rilindja e Skivjanit “ i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtare e klubit të futbollit “ Rilindja e Skivjanit “ nga Skivjani, afati date  13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
ALBION  FETAHAJ ;  lojtar i klubit  të futbollit “ RILINDJA  E  SKIVJANIT “ nga Skivjani i Gjakovës me numër të librezës sportive 2296/15 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje  drejtuar asistentit të takimit Jakup Musolli ) gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA  E  KOSOVES e zhvilluar me  date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot me date 04.06.2016  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit në procedurë; i
 
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e  provave – lendës ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë të hapur Albion Fetahaj, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
JETMIR  JAKUPAJ ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ RILINDJA  E  KOSOVES “ nga Skivjani i Gjakoves në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave  për manifestim të sjelljeve jo sportive (  fyerje dhe sharje drejtuar përsonave zyrtar ) gjatë ndeshjes  së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA  E  KOSOVES e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( në mungesë të deklaratës plotësuese të zyrtarit në procedurë disiplinore ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin  përfundimtar të komisionit disiplinor ). Kërkohet deklarata plotësuese  nga zyrtari në procedurë Jetmir Jakupaj, afati date 13.06.2016  ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
FILAT  AVDIJAJ ; lojtar i klubit  të futbollit “ RILINDJA E KOSOVES “ nga Skivjani – Gjakovë, më numër të librezës sportive  1710/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave  për manifestim të sjelljeve jo sportive (  goditje  me grusht e asistentit  të dytë ; Bekim Rama  gjatë përshendetjes në përfundim të takimit ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese  për Ligën e pare të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E  KOSOVES e zhvilluar me date 04.06.2016 në satadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( në mungesë të deklaratës plotësuese ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave  ( deri në vendimin përfundimtar  të komisionit disiplinor ) Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit në procedurë, afati date  13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore  neni 31 ).
 
 
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje dhe sharje  drejtuar përsonave zyrtar të ndeshjes në veqanti tifozerisë nga Vitia ) në ndeshjen e barazhit  – përcaktuese  për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – LEPENCI e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kaqanik  ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratave plotësuese nga klubi në procedurë “ KF “Lepepnci “ nga Kaqaniku i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ), kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit në procedurë  “ Lepenci “ nga Kaqaniku, afati date 13.06.2016  ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
AFRIM  HALITI ; kontrollor i Federatës së Futbollit të Kosovës për referim, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje dhe sharje të vrazhda drejtuar gjyqtarit kryesor  Besnik Batali, si dhe sjellje  arrogante drejtuar kryetarit të komisionit për gjyqtarë dhe  si dhe delegatit pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futbopll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – LEPENCI e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet zyrtare të ndeshjes ) në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohet deklarata plotësuese nga kontrollori në procedurë Afrim Haliti, afati date  13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore  neni 31 ).
 
 
KESHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në shkallën e dytë në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi date 10.06.2016. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 10.06.2016                                                                      Kryetari DUKAGJIN  ZEFI  d.v,