ffk-llogofinKomisioni për ankesa i shkallës së dytë, në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu  e Agim  Bahtiri – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.06.2016 ora 12,00, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaçaniku me numër  40 të dates 07.06.2016,  e atakuar në zhvillimin e ndeshjes së  barazhit – përcaktuese  për Ligën e pare të Kosovës në futboll ; VITIA – LEPENCI e zhvilluar me datë 05.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot  me motivacion të aktivizimit të lojtarit  të klubit të futbollit  “ Vitia “ nga Vitia ; BESMIR  XHIKA  me numër të librezës sportive  306/8 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 dhe për të njejtën duke iu referuar vendimit të komisionit për ankesa  në nivelin e shkallës së dytë ( II )  të dates 04.03.2016 sjelli këtë ;
 
 
V  E  N  D I  M 
 
Refuzohet  ankesa e klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaçaniku  me numër 40 e datës  07.06.2016 si e pabazuar
 
A  r  s  y  e  t  i  m  ;
 
Me rastin e sjelljes së  këtij vendimi komisioni për ankesa  për bazë pati vendimin e po të njejtit organ të sjellur  me date  04.03.2016, ku si prova  kishte shfrytëzuar  deklaratat  plotësuese të zyrtarëve  nga ndeshja  Ulpiana – Lepenci si dhe inqizimet televizive prej nga shihet së lojtari i pezulluar Besmir Xhika  nuk ishte i implikuar në ekces ( ishte bërë identifikim i gabuar nga ana e shkallës së parë). Bazuar në të njejtat komisioni kishte  ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe lojtarin e kishte shpallur të pafajshem (Rregullorja disiplinore neni 111 paragrafi 2 pika c)
 
KESHILLA  JURIDIKE;
 
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka  të drejtë  në ushtrimin e ankesës drejtruar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ) në afatin e paraparë kohor sipas akteve normative të FFK-së.
 
 
Prishtinë, date 09.06.2016                                                                  Kryetari: AFRIM  PREKAZI