IMG_26919 qershor – Në darkën që UEFA shtroi për ekipet e kualifikuara për Euro 2016, ku morën pjesë kryetarët e federatave gjegjëse, si mysafirë special i sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s z. Theodor Theodoridis, ishte edhe kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri. Kryetari z. Vokrri shfrytëzoi rastin që të falënderojë edhe njëherë z. Theodoridis si dhe shumë kryetar federatash evropiane që i dhanë mundësinë FFK-së të bëhet anëtare e UEFA-s. Me këtë rast personalisht z. Theodoridis e njohu kryetarin Vokrri për vendim që UEFA mori,  për kualifikimet e Botërorit  2018, që Kosova do të bëjë gara në një grup tejet të fuqishëm në Grupin “ I “, grup ky që merrë pjesë me katër shtete pjesëmarrëse në Euro 2016, që do të mbahet në Francë. Kryetari Vokrri shfrytëzoi rastin që të bëjë një foto me kryetarin e FSHF-së z. Armando Duka, duke i dëshiruar shumë suksese Kombëtares shqiptare në Francë dhe se Kosova dhe adhuruesit e Kosovës do të jenë në mbështetje të Kombëtares shqiptare.