vokrri-ambasadagj9 qershor – Sot kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri është pritur në ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris të Francës, nga ambasadori dr. Qëndrim Gashi me bashkëpunëtorë. Gjatë pritjes ambasadori Gashi ka uruar kryetarin Vokrri për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, duke theksuar se kontributi i kryetarit Vokrri me bashkëpunëtorë ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë drejtim është hapur një epokë e re në futbollin e Kosovës. Për të gjithë këto ngjarje shumë me rëndësi i kanë dhënë shtytje shtetit të Kosovës. Nga ana e tij kryetari Fadil Vokrri, duke falënderuar ambasadorin Gashi për këtë mikpritje, e ka njohur për rrugën e gjatë e plotë sfida të shumë brezave, që ndonëse me një vonesë në fund u kurorëzua me daljen nga izolimi dhe futbolli i Kosovës u bë pjesë e Evropës dhe e botës. Në këtë rrugëtim kemi pasur mbështetje edhe të institucioneve shtetërore. Po ashtu rol të madh kanë lujatur edhe ambasadat tona në mbarë botën, ndërsa shteti dhe përfaqësuesit e Francës në institucionet ndërkombëtare kanë luajtur një rol të madhe dhe mbështetës për Kosovën.
vokrriambasadori