ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 14.06.2016 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave shtesë – plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
KF “ RILINDJA E SKIVJANIT “  nga Skivjani i Gjakovës, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar nga ana e komisionit, për hudhje të gjasendëve të forta në terren, gurëve si dhe mjeteve piroteknike në fushë gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes  së barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  KOSOVA – RILINDJA  E  KOSOVES  e zhvilluar në stadiumin  “ Agron Rama “ në Kastriot me datë 04.06.2016 , ku edhe pati të arrestuar nga shkaku i përleshjeve të tifozerisë me sigurimin dhe policingë e Kosovës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej   400  ( katërqind ) euro, në bazë të Rregullores disiplinore  neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë  nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
 
 
ALBION  FETAHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ RILINDJA  E  KOSOVES “ nga Skivjani I Gjakovës, më numër të librezës  2296/15 dhe licencuar në Federaten e Futbollit të Kosovës më numër 10, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të takimit Jakup Musolli ) gjatë ndeshjës  së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA  E  KOSOVES e zhvilluar më date 04.06.2016  në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje  për 2 ( dy ) ndeshjet zyrtarë sipas radhës   të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit  të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni  38 paragrafi 3
 
 
JETMIR  JAKUPAJ ; përfaqësues zyrtar  i klubit të futbollit “ RILINDJA  E  KOSOVES “ nga Skivjani i Gjakovës  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinot, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje me banale drejtuar përsonave zyrtar të takimit ) gjatë dhe pas përfundimit të  ndeshjes së barazhit – përcaktuese  për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES  e zhvilluar më datë 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë  të kryerjes së funkcionit  në klub në kohëzgjatje për; 3 ( tre ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
 
 
FILAT  AVDIJAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ RILINDJA  E  KOSOVES “ nga Skivjani i Gjakoves më numër të librezes sportive ; 1710/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të  sjelljeve josportive – sulm fizik ( goditje me grusht e asistentit të dytë  Bekim Rama gjatë përshendetjes   ) pas përfundimit të  ndeshjes  së barazhit – përcaktuese  për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA  E  KOSOVES e zhvilluar më date  04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 6 ( gjashtë )  muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4
 
 
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve  josportive dhe jo korrekte të spektatorëve të së njejtës ( fyerje, sharje, ofendime drejtuar zyrtarëve të takimit ) gjatë  dhe pas përfundimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  VITIA – LEPENCI e zhvilluar më datë 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 400 (katërqind) euro në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar  në të holla është 15  ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
 
AFRIM  HALITI ; kontrollor i referimit pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( sjelljeve jo korrekte dhe ushtrim  presioni me shprehje të  agresivitet gjatë gjithë  ndeshjes drejtuar gjyqtarit kryesor   Besnik Batalli  si dhe ofendimet me banale  drejtuar  kryetarit të komisionit për gjyqtar dhe delegatit  pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;   e zhvilluar më datë 04.06.2016   në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së dëtyrës së kontrollorit të referimit në kohëzgjatje për; 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  78 paragrafi 1 pika 1.
 
 
 
 
 
 
 
KESHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa  në nivel të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e publikimit ,sjelljes së këtij vendimi datë 14.06.2016 ( faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës ). Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
 
 
Prishtinë, date  14.06.2016                                                              Kryetari ; DUKAGJIN   ZEFI  d.v