kosovau19Lajpcig, 16 qershor –  Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka ngadhënjyer në ndeshjen e parë kundër moshatarëve të tyre nga Përzgjedhja e Saschsenit , që u zhvillua sot në Lajpcig, me rezultat 3:1. Sipas përgjegjësit të ekipeve përfaqësuese të Kosovës, Artan Govori , i cili është së bashku me Përfaqësuesen U-19 në Lajpcig, ndeshja ishte mjaft e mirë dhe cilësore. Ishte një mbizotërim i futbollistëve të Kosovës, të cilëve përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u dha rastin të gjithëve që të tregojnë cilësitë e tyre. Dy gola për Kosovën i shënoi Shpresim Fazlija, derisa një gol e shënoi Blend Baftiu. Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do ta zhvillojë të shtunën me një tjetër përzgjedhje të Saschsenit.
Kosova: Bekaj, Statovci, Hasani, Lladrovci, Rama, Jashari, Graj]evci, Baftiu, Shala, Topalli dhe Peci. Lujatën edhe: Sulejmani, Mehmedi, Fazlija, Behrami, Celina, Prekpalaj, Shoshi, Hasanaj, Muqolli, Zeqiri dhe Xhaka.
kosovau19-2 stafiu19 kosovau19-saschen1 kosova19-saschen kosovau19-saschen krasniqi-trajnerisaschen