kosovau19ekipiLajpcig, 18 qershor – Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka triumfuar edhe në takimin e dytë kundër moshatarëve të tyre nga Përzgjedhja tjetër e Sachsenit , që u zhvillua në Lajpcig, me rezultat 3:2. Edhe në ballafaqimin e dytë futbollistët e rinj të Kosovës ishin më të mirë se futbollistët e rinj të Saschsenit. Përgjegjësi i ekipeve përfaqësuese të Kosovës, Artan Govori tha se edhe në këtë ndeshje Përfaqësuesja e jonë ishte më e mirë dhe tregoi lojë të mirë, ndonëse përballë patën një përzgjedhje jashtëzakonisht të mirë. Edhe në këtë takim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u dha rastin të gjithë lojtarëve që të dëshmohen. Golat për Kosovën i shënuan Arlind Shoshi, Jemir Topalli dhe Blend Baftiu. Kështu, Përfaqësuesja U-19 e përmbylli turneun disa ditorë në Gjermani me dy fitore.
Kosova: Bekaj, Statovci, Hasani, Lladrovci, Rama, Jashari, Grajqevci, Baftiu, Shala, Topalli dhe Peci. Lujatën edhe: Sulejmani, Mehmedi, Fazlija, Behrami, Celina, Prekpalaj, Shoshi, Hasanaj, Muqolli, Zeqiri dhe Xhaka.
agimademilajpcig rezervat-u19 krasniqi-lajpcig stafiu19-1 kosovau19himni