perfaqesuesjau19sachsenMe rastin e qëndrimit disa ditor (15-19 qershor)  në Leipzig të Gjermanisë të ekspeditës së Përfaqësueses së Kosovës U-19, ku zhvilloi dy ndeshje me përzgjedhjet e Sachsenit, FFK-ja falënderon për mikpritje nikoqirin, FF te Sachsenit dhe nënkryetarin e saj Christoph Kutschker.
Në veçanti FFK-ja falënderon vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi dhe Fehmi Konxhelin, për mikpritje dhe kujdes të jashtëzakonshëm që kanë treguar gjatë qëndrimit në Gjermani dhe krejt kjo ka qenë falë angazhimit të vëllezërve Shoshi, kontributi i të cilëve është i pakrahasueshëm jo vetëm tash por me vite të tëra. Falë kontributit të tyre FFK-ja sot ka marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB), sidomos në përsosjen profesionale të kuadrove në futbollin e Kosovës.
Falë mbështetjes së vëllezërve Shoshi  së shpejti pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për Partneritet ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Sachsenit.