imageimageLudwigsburg 24/25 qershor
Dy ditë me radhë mërgimtarët e në veçanti sportitstët kanë shënuar dy ngjarje tejet me rëndësi në futbollin e klubeve shqiptare që veprojnë e garojnë në Gjermani nën ombrellën e Federatës së Futbollit Shqiptar për Gjermani (FFSHGJ). Dje në mbrëmje është shënuar 20 vjetori i themelimit të klubit të futbollit “Drita-Kosova”, ndërsa sot është zhvilluar gara për Kupën e Kosovës për Gjermani, ku po marrin pjesë 11 klube. Mbrëmë në një manifestim madhështor në ambient sportiv, me humor e këngë, klubi i futbollit “Drita-Kosova” Kornwesthein, ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të tij që është klubi më me nam në Gjermani, e ku morën pjesë shumë personalitete nga Gjermania dhe Kosova. Të pranishmit e shumtë i ka përshëndetur kryetari i klubit “Drita-Kosova” Enver Muzliukaj, i cili foli për rrugëtimin mjaft të suksesshëm të klubit në këto 20 vite, i cili në gjirin e vet arriti të angazhojë shumë të rinj që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në fushë dhe po aq njerëz u angazhuan e dhanë kontributin e tyre jashtë fushe që klubi të veprojë me suksese. Ndaj në emër të kryesisë i falënderojë të gjithë me premtimin se do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. Ndërsa, në emër të FFSHGJ-së ka përgëzuar drejtuesit e klubit dhe futbollistët kryetari Ruzhdi Statovci, i cili theksoi se klubi i futbollit bashkë me klubet tjera shqiptare në Gjermani kanë tubuar të rinjtë shqiptarë në Gjermani dhe kësisoji kanë kontribuar që rinia e jonë të merret me sport me këtë rast me futboll duke u larguar nga dukuritë jo të mira. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të pranishmit i ka përshendetur me një fjalë rasti zv.ambasadori i Kosovës në Gjermani z. Astrit Zemaj, i cili përgëzoi klubin e futbollit “Drita-Kosova” për këtë përvjetor si klubet tjera të cilët do të garojnë për kupën e Kosovës, të cilat ndër vite kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në zhvillimin sportiv dhe kultuor të të rinjve shqiptarë në Gjermani. Në emër të KE të FFK-së dhe kryetarit Fadil Vokrri, të pranishmit i ka përshëndetur anëtarja e KE të FFK-së dhe kryetarja e Komisionit të futbollit të fermrave znj. Vjollcë Krasniqi, e cila veç përgëzimeve për 20 vjetorin e klubit “Drita-Kosova”, ka thënë se tash e sa vite ekziston bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe FFSHGJ-së si klubet shqiptare të futbollit në Gjermani. Një bashkëpunim që forcon lidhjen e Kosovës dhe mërgatën shqiptare në Gjermani.
Ndërkaq, para afro 1500 shikuesish sot po zhvillohen garat për Kupën e Kosovës për klubet në Gjermani ku po marrin pjesë 11 klube. Shumë adhurues dhe trajnerë e zyrtarë të klubeve po marrin pjesë në këtë manifestim, ndër ta edhe ish kryetari i klubit “Kosova” nga Mynheni Ambroz Gegaj dhe trajneri i mirënjohur Muhamet Vokrri dhe shumë të tjerë. Fituesi i kësaj gare do të zhvillojë një ndeshje me fituesin e kupës së Kosovës për klubet e Zvicrës dhe më pastaj klubi fituesi nga kjo ndeshje do të zhvillojë një ndeshje revyale me fituesin e Kupës së Kosovës për Kosovë, që me këtë rast është FC”Prishtina”. Ndeshja do të zhvillohet kryesisht me pajtimin e të dyja klubeve, kur të kenë kushte dhe rrethana që klubi nga mërgata të vijë në Kosovë. Ky manifestim po mbështet edhe nga Misnitria e Diasporës, FFK-ja dhe FFSHGJ-ja.
gjermanidrita6gjermanidrita4gjermanidrita3gjermanidrita2gjermanidritagjermanidrita1