image image imageLudwigsburg 26 qershor
Federata e Futbollit Shqiptar për Gjermani(FFSHGJ) ka organizuar garat për kupën e Kosovës për klubet shqiptare që garojnë në Gjermani. Ishin 11 klube që u takuan në garat finale, ku u shfaqen shumë lojëra të mira, cilësore e mbi të gjitha korrekte dhe frymë sportive. Garat u ndoqën më shumë së 1500 shikues, ndërsa gjatë gjithë kohës ishte i pranishëm edhe zv.ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani z. Astrit Zemaj. Pas ndeshjeve në finale dhe fituese e kupës së Kosovës për Gjermani është klubi “Drita-Kosova” nga Kowerstheimi, që mposhti skuandrën “Kosova” nga Mynheni me rezultat 1:0. Skuadra “Drita-Kosova” që këtë vit festoi 20 vjetorin e themelimit, do të takohet me skuadrën fituese të kupës së Kosovës për klubet shqiptare të Zvicrës, ndërkaq që fituesi nga ky ballafaqim do të zhvillojë një ndeshje revyale me FC”Prishtina” fituese e kupës së Kosovës. Kapiteni të skuadrës ngadhënjyese kupën ia dorëzoi zv.ambasadori i Kosovës në Gjermani z. Astrit Zemaj bashkë me kryetarin e FFSHGJ-së z. Ruzhdi Statovci.