shortuefaSkuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi, ka mësuar sot kundërshtarët për garat evropiane. Në fakt, sot, në Nion, UEFA ka hedhur shortin për garat preliminare të Futsal Cup. Feniksi do të bëjë gara në Grupin H, së bashku me kampionin e Andorës, Encamp, kampionin e Anglisë, Oxford City dhe kampionin e Izraelit, ASA Tel Aviv. Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen prej 16 deri më 21 gusht, derisa kualifikimin tutje e siguron vetëm skuadra që e mbyll grupin në pozitën e parë.