helsinkikosova1 shtator, 2016 – Shumë bashkatdhetarë kishin dalë sot në orën 19.00 në aeroportin e Helsinkut për të pritur krerët e FFK-së dhe një pjesë të futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovë që udhëtuan nga Prishtina dhe Shkupi. Kryetari i FFK-së i falënderoi për këtë pritje duke u premtuar se futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë të gatshëm të japin maksimumin për sukses. Ndërsa , bashkatdhetarët e njoftuan kryetarin Vokrri se tashmë në Finlandë janë të gatshëm që ta përkrahin Kosovën në këtë ndeshjet dhe se 90 për qind e stadiumit do të jetë me adhurues shqiptarë.