kosovaAfutsall3 shtator, 2016 – Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen në turneun e mbajtur në Zarë të Kroacisë. Djelmoshat e drejtuar nga Ramadan Cimili në këtë turne kanë zhvilluar katër ndeshje, tri prej të cilave i kanë fituar. Në ndeshjen e zhvilluar sot Kosova ka pësuar humbje, me rezultat 6:5, dukr pësuar gol në sekondin e fundit të ndeshjes. Për Kosovën tre gola në këtë ndeshje i shënoi Ramadan Alaj, derisa nga një gol e shënuan Agon Rexha dhe Ideal Brovina. Me gjithë këtë humbje Kosova zuri vendin e parë me 9 pikë, pasi në ndeshjen e parë e ka mposhtur Finlandën 3:1 dhe dy herë e ka mposhtur Turqinë, me shifrat 7:0 dhe 3:0. Kësisoj, Kosova edhe një herë dëshmoi se ka kohë që e ka merituar të jetë pjesë e barabartë me të gjitha shtetet që janë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.