albertbunjakukonferenc1Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Botërorin 2018, por edhe me rezultatin e arritur. “Ka qenë një lojë e vështirë. E kemi ditur se Finlanda është ekip i mirë dhe duke pasur parasysh vështirësitë që kemi pas, më të vërtetë ka qenë e vështirë. Këta djem treguan se kanë cilësi dhe mendoj se Kosova ka një të ardhme të mirë. Para se gjithash pjesa e dytë ishte e mirë. Kemi shumë lojtarë me teknikë të mirë dhe për kundërshtarin është vështirë për t’i ndalur, por duhet të kemi kujdes në repartin e mbrojtjes. Këtë përkrahje që kemi pasur në Finlandë për ne është shumë e rëndësishme, pasi këta djemë meritojnë përkrahje. Jam i lumtur që Valoni e shënoi këtë gol, kurse më vjen keq për disa lojtarë që po të kisha mundësi do t’i inkuadroja të gjithë, pasi kjo ishte një ndeshje historike. Të mos harrojmë se kjo është lojë kualifikuese për Botëror, por ne po vazhdojmë të luajmë me ritmin tonë. Tash na presin disa kundërshtarë shumë të fortë si Kroacia dhe Ukraina, por duhet të kemi durim. Kemi treguar në fushë se e meritojmë përkrahjen dhe jam i kënaqur që së paku morëm një pikë, edhe pse kishim mundësi edhe të fitonim”, ka theksuar Bunjaki.