kosovagoliturku15 shtator, 2016 – Përfaqësuesja e Kosovës e nisi mbarë rrugën e saj në garat zyrtare të FIFA-s. Në ndeshjen historike në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”, djemtë e drejtuar nga Albert Bunjaki, kanë barazuar në Turku me Finlandën vendase, me rezultat 1:1. Paraqitja e futbollistëve të Kosovës ka qenë mbresëlënëse dhe me angazhimin që kanë treguar në fushën e lojës e kanë merituar edhe fitoren, por gjithsesi edhe me barazim ata kanë kënaqur mijëra adhurues të cilët ishin në stadium. Kosova e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen dhe qysh në 10 minutat e para krijoi dy raste të mira. finlanda-kosova-lineupNë minutën e 6-të Rashica shërbeu Bernard Berishën, por ky nga 10 metra gjuajti mbi portë. Tre minuta më vonë Leart Paqarada depërtoi shkëlqyeshëm nga krahu i majtë në zonë, gjuajti mrekullisht, por golin ia mohoi traverza. Pas këtyre dy rasteve të tanëve ishin finlandezët ata që krijuan dy mundësi, prej të cilave edhe realizuan gol. Në minutën e 17-të Samir Ujkani shpëtoi gol të sigurt, kur priti gjuajtjen e Ermenkos, i cili doli i vetëm para portierit tonë. Mirëpo, pikërisht nga gjuajtja vijuese nga këndi Finlanda kaloi në epërsi, kur Arajuuri shënoi pas një tollovie në zonë. Pas golit të pësuar përfaqësuesja jonë u konsolidua dhe bëri lojë shumë më të mirë. Në minutën e 30-të Valon Berisha e shërbeu bukur Albert Bunjakun në zonë, por mbrojtësi i vendasve reagoi më shpejtë.  Tetë minuta më vonë Berard Berisha depërtoi nga e majta e dërgoi topin në zonë te Albert Bunjaku që nga një pozitë e mirë gjuan jashtë kuadratit të portës. Në pjesën e dytë Kosova mbizotëroi thuajse plotësisht. Në minutën e 59-të Bernard Berisha depërtoi në zonë, të cilin e ndali në mënyrë të palejueshme Lam, për çka gjyqtari tregoi në pikën e bardhë. Nga penalltia i sigurt ishte Valon Berisha, i cili barazoi rezultatin në 1:1. Loja e mirë e Kosovës vazhdoi edhe në vazhdim. Në minutën e 63-të Fanol Perdedaj e dërgoi një gjuajtje të jashtëzakonshme nga distanca, por portieri finlandez arriti ta dëbojë në fundore. Edhe në vazhdim Kosova bëri presion drejt portës kundërshtare, por nuk arriti të gjejë golin e fitores.

Të veçanta

– Katër orë para fillimit të ndeshjes kishte nisur ardhja e adhuruesve në stadiumin e qytetit në Turku, të stolisur me flamuj të Kosovës, në duar dhe vetura.
– Shoqata “Bashkimi”, kishte organizuar këngë e valle për mijëra adhurues kryesisht shqiptarë.
– Para ndeshjes kryesore është zhvilluar një ndeshje revyale ndërmjet adhuruesve shqiptarë dhe atyre finlandez.
– Adhuruesit në të dyja anët me duartrokitje pritën hyrjen në stadium të futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës sikur edhe pas kthimit ishin qindra sish para hotelit.
– Një shtand të veçantë kishin hapur shqiptarët për të shitur fanella Finlanda-Kosova dhe shala te Kosovës.
 
 
Deklaruan pas ndeshjes
Trajneri i Finlandës, Hans Backe:
“Kosova ishte shumë e gjallë, me plot energji. Ajo mund të vraponte për 90 minuta. Ky është një ekip shumë i guximshëm dhe shumë i rrezikshëm”.
Milot Rashica
“Jemi motivuar shumë kur kemi kuptuar se kemi të drejtë loje. Sipas kësaj paraqitje gjithçka është e mundur, me një lojë të tillë mund të fitojmë pikë dhe pse jo edhe të kualifikohemi. Kisha mundur të jap edhe më tepër në fushë, por ishte mënyra e lojës e tillë. Besoj se secili prej nesh ka dhënë më të mirën”.
Samir Ujkani
“Kemi treguar se dimë të luajmë futboll të mirë. Ne duhet të punojmë që të përmirësohemi, e dimë se kemi bërë gabime por jemi ekip i ri dhe mund të përmirësohemi ende. Kosova pati presion vetëm në 10 minutat e para të takimit, pasi më tutje ishim shumë të mirë. Tani jemi në rrugën e duhur me talentët që kemi”.
Bernard Berisha
“Kemi luajtur shumë mirë kemi një grup shumë të mirë të arrijmë rezultat pozitive. Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen por kemi pasur presion para golit pasi nuk ishim të qetë”

kosovaekipi5shtator vokrrinezhveshtore
fin-kos6
finlanda-kosova2rashica
finlanda-kosova3rrahmani
finlanda-kosova-bberisha
finlanda-kosova7
finlanda-kosova5 fin-kostenda Foto-2 (2) Foto-3 Foto-4 (1) finlanda-kosova4 Foto-8 Foto-7 Foto-9 Foto-10 Foto-11 Foto-14 Foto-15 Foto-16 Foto-17 Foto-18 Foto-13tifozemeflamurkosovatifozetfinlandfinlanda-kosova-valonberisha