img_325214 shtator, 2016 – Sot delegacioni i FFK-së në krye me Fadil Vokrrin, kryetar, Agim Ademin nënkryetar dhe Eroll Salihun sekretar i përgjithshëm, kanë marrë pjesë në Asamblenë zgjedhore të UEFA-s, ku u votua për president të UEFA-s. Asambleja zgjodhi me 42 vota z. Aleksander Çeferin për president, një mik i FFK-së dhe kryetarit Vokrri, me të cilin u takua në Slloveni më 10 nëntor 2015. Krerët e FFK-së shpresojnë dhe besojnë se zgjedhja e z. Çeferin në krye të UEFA-s është një e mirë edhe për FFK-në sepse është njeriu që më së miri i kupton rrjedhat në futbollit e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Athinë krerët e FFK-së patën shumë takime me kryetarë të federatave evropiane ku diskutuan për bashkëpunim të ndërsjellë.
img_3253