ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin  Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar në mbledhjen e rregullt mbajtur me datë 14.09.2016 – ditë e mërkurë ora 16,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave të Vala-Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 10-11.09.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E  :

KF “ DRITA “
nga Gjilani në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javբs së – III – të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – LLAPI  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (  sjellje jo korrekte e shikuesëve  nikoqir  dhe tentim sulmi në kryetrajnerin e tyre  Sedat Pajaziti ; raportet e zyrtarëve të takimit  dhe materiali shtesë, deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE  E  FUNDIT në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.

ERDOGAN BRANDO ;
ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni në procedure të  pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive  drejtuar treshës së gjyqtarëve ( I pa evidentuar ne listen e zyrtarëve të pankinës së klubit mysafirë ) në ndeshjën e javës së –III-të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LIRIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari” në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve, materiali shtesë dhe deklarata plotësuese  )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 150  EURO ( njëqind e pesëdhjetë ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është  15  ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga data e pranimit. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1. )

KF “ HAJVALIA “
nga Hajvalia në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave ( motive- moskryerja e obligimeve  financiare ndaj zyrtarëve të takimit nga ndeshja e javës së – IV-të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; HAJVALIA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar  të Komsionit Disiplinor ( kompletimin e provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të Futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia, lidhur me rastin e përmendur. Afati date  16.09.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).

ARSIM DERGUTI ;
zyrtar për siguri i Klubit  të Futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave ( motive; largim nga hapsira teknike, për fyerje drejtuar asistentit të parë) në ndeshjen e javës së  – III-t` , të Ligës së Paraë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – VITIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës vetanake
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor ( grumbullimin e fakkteve ). Kërkohet deklarata plotësuese nga përsoni i pezulluar Arsim Derguti , afati dat 16.09.2016  ( Rregulllorja Disiplinore neni 31 )

LEOTRIM BERISHA
; lojtar i Klubit të Futbollit “ DEQANI “ nga Deqani me numër të librezës 1613 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  14, në procedure të inicuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar një lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – III- të Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve ; DEQANI – DUKAGJINI e zhvilluar në Deqan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar – ndëshkuar me karton të kuq )
DENOHET
Me ndalesë loje për  2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të RRegullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë-Komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 14.09.2016 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 14.09.2016
Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI